Man Utd ia jep Juves Pogban në këmbim të De Ligtit - Gazeta Express
string(50) "man-utd-ia-jep-juves-pogban-ne-kembim-te-de-ligtit"

Gazeta Express

02/04/2020 17:44

Man Utd ia jep Juves Pogban në këmbim të De Ligtit

Gazeta Express

02/04/2020 17:44

“Bianconeri” janë të interesuar ta rikthejnë mesfushorin francez, por klubi torinez duhet të heq dorë nga mbrojtësi holandez, të cilin e duan “Djajtë e Kuq”

Manchester United e ka menduar kundërpërgjigjen për Juventusin, i cili është i interesuar ta rikthejë Paul Pogban në Torino, shkruan “Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Bianconeri” qe një kohë po duan ta rikthejnë mesfushorin francez në “Allianz Stadium” në tentim për ta fituar Ligën e Kampionëve, trofe të cilin po e presin qe një kohë të gjatë.

Mirëpo, kampioni aktual italian e ka marrë një kundërpërgjigje nga “Djajtë e Kuq”.

Në fakt, klubi nga “Old Traffordi” në këmbim të Pogbas, nga Juve e kërkon qendërmbrojtësin holandez, Matthijs de Ligt, shkruan mediumi britanik “Express”.

Mirëpo, duket se Juve nuk është e gatshme të heq dorë nga ish-futbollisti i Ajaxit, i cili shihet si e ardhme në zemër të mbrojtjes së Bardhezinjve.

Interesim për Pogban ndërkohë ka shfaqur edhe Real Madridi.

Futbollisti francez duket se është i interesuar të lëvizë nga “Teatri i Ëndrrave”. /Gazeta Express/