Man Utd e rrit ofertën për Bryan Mbeumo - Gazeta Express
string(39) "man-utd-e-rrit-oferten-per-bryan-mbeumo"

Futboll

Gazeta Express

17/07/2025 16:23

Man Utd e rrit ofertën për Bryan Mbeumo

Futboll

Gazeta Express

17/07/2025 16:23

Manchester United po intensifikon përpjekjet për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Brentford, Bryan Mbeumo.

Klubi nga “Old Trafford” ka rritur ofertën e tij, e cila tani vlerësohet deri në 70 milionë paund, duke përfshirë bonuse, transmeton Gazeta Express.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat britanike, United ka ofruar një shumë fikse prej 65 milionë paundësh, ndërsa pjesa tjetër prej 5 milionë paundësh do të lidhet me klauzola shtesë të performancës.

Negociatat mes dy klubeve janë në fazë të avancuar dhe marrëveshja pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Vetë Mbeumo thuhet se ka dhënë prej qershorit miratimin e tij të pakushtëzuar për kalimin te “Djajtë e Kuq” dhe është i vendosur të bëjë hapin e madh në karrierën e tij.