Man Utd e rivalizon Milanin për Ardon Jasharin - Gazeta Express
string(46) "man-utd-e-rivalizon-milanin-per-ardon-jasharin"

Futboll

Gazeta Express

26/06/2025 15:41

Man Utd e rivalizon Milanin për Ardon Jasharin

Futboll

Gazeta Express

26/06/2025 15:41

Edhe Manchester United ka hyrë në garë për futbollistin më të mirë të kampionatit belg gjatë sezonit të fundit, Ardon Jashari.

Sipas gazetarit Florian Pletenberg të “Sky Sport”, italianët e Milanit mbeten në avantazh për shqiptarin që ka zgjedhur të luajë për Zvicrën dhe që aktivizohet me klubin Club Brugge në Belgjikë.

Por, befas kanë ndërhyrë edhe drejtuesit e “Djajve të kuq” të PremierLigës.

Ata po e monitorojnë situatën e përfaqësuesit zviceran dhe tashmë kanë kontaktuar me menaxherët e mesfushorit, lidhur me një transferim të mundshëm të tij në Manchester.

PLANI – Man Utd thuhet se po kërkon një mesfushor të besueshëm për sezonin e ardhshëm, duke parë se janë shtuar pikëpyetjet mbi të ardhmen e Casemiros, me brazilianin që së fundmi është shfaqur si një objektiv për skuadrën e Ligës Profesioniste Saudite, Al-Nassr.

Ndërkohë që kanë në favorin e tyre faktin që mund t’i shpenzojnë pa hezitim 35 milionë eurot e kërkuara nga belgët, për të lënë të lirë lojtarin.

Në një kohë që kuqezinjtë italianë nuk po shkojnë përtej 30 milionëve. 

VLERËSIMI – Jashari, i vlerësuar si një nga mesfushorët më të mirë të rinj të Europës, u bashkua me Brugge nga skuadra zvicerane Luzern pothuajse 12 muaj më parë dhe ishte një lojtar kyç për klubin belg sezonin e kaluar.

22-vjeçari premtues i bëri 52 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë gjashtë asiste.

Pa harruar se filloi si titullar edhe 11 nga 12 ndeshjet e belgëve në Ligën e Kampionëve, përcjell Panorama.

Jashari e siguroi edhe thirrjen e parë te Zvicra në vitin 2022, teksa u rikthye në skuadër këtë muaj për miqësoret kundër Meksikës e SHBA-së.

SITUATA – Vetë talenti 22-vjeçar thuhet se po i jep përparësi një kalimi veror në “San Siro”, megjithëse ende nuk është arritur asnjë marrëveshje, çka mund të ndërlikohet me interesin në rritje nga Manchester United që ka nga ana e vetë edhe potencën më të madhe financiare.