Man Utd e mposht thellë Chelsean dhe e siguron Ligën e Kampionëve, Liverpool mbetet jashtë - Gazeta Express
string(89) "man-utd-e-mposht-thelle-chelsean-dhe-e-siguron-ligen-e-kampioneve-liverpool-mbetet-jashte"

Man Utd e mposht thellë Chelsean dhe e siguron Ligën e Kampionëve, Liverpool mbetet jashtë

Futboll

Gazeta Express

25/05/2023 23:00

Manchester United ka shënuar fitore të thellë 4:1 ndaj Chelseat, në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e 32-të në Premierligë.

Casemiro kaloi vendasit në epërsi në minutën e gjashtë, para se Martial të realizonte në sekondat e fundit të ndeshjes.

Lexo Edhe:

Bruno Fernandes shënoi për 3:0 nga penalltia në minutën e 73-të, shkruan Gazeta Express.

Pesë minuta më pas, Rashford realizoi për rezultatin 4:0.

Joao Felix shënoi për 4:1 në minutën e 89-të, çka ishte goli i nderit pwër “Blutë” e Londrës.

Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 72 pikëve në vendin e tretë dhe e siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Kësisoj, Liverpool mbetet jashtë zonës së Ligës së Kampionëve dhe do të garojë në Ligën e Evropës në sezonin tjetër.

Kurse, Chelsea mbetet në pozitën e 12-të me 43 pikë të grumbulluara dhe nuk do të luajë në garat evropiane edicionin e ardhshëm. /Gazeta Express/