Man Utd dhe Barcelona mirren vesh për shumën, por De Jong e refuzon transferimin - Gazeta Express
string(79) "man-utd-dhe-barcelona-mirren-vesh-per-shumen-por-de-jong-e-refuzon-transferimin"

Futboll

Gazeta Express

28/05/2022 16:54

Man Utd dhe Barcelona mirren vesh për shumën, por De Jong e refuzon transferimin

Futboll

Gazeta Express

28/05/2022 16:54

Manchester United dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje rreth shumës së transferimit të Frenkie De Jong, por holandezi nuk po pranon.

De Jong e ka refuzuar mundësinë e transferimit te Manchester United, më së shumti edhe për faktin që ata nuk garojnë në Champions League.

Lexo Edhe:

Frenkie de Jong mund të jetë një nga lojtarët që mund t’i sjellë shumë para Barcelonës nëse shitet.

Klubi ka probleme të dukshme financiare dhe me fuqinë e opsioneve në mesfushë, ata mund të tundohen të shesin mesfushorin holandez nëse arrin një ofertë e madhe, transmeton Gazeta Express.

Manchester United ka shfaqur interesimin më të madh deri më tani dhe ka kontaktuar kampin e lojtarit, por ata duan një përgjigje përfundimtare sa më shpejt të jetë e mundur, pasi ndërtojnë një projekt të ri nën drejtimin e trajnerit të ri Erik ten Hag.