Man Utd dështon edhe në xhiron e dytë, ndalet nga Fulham - Gazeta Express
string(55) "man-utd-deshton-edhe-ne-xhiron-e-dyte-ndalet-nga-fulham"

Futboll

Gazeta Express

24/08/2025 19:31

Man Utd dështon edhe në xhiron e dytë, ndalet nga Fulham

Futboll

Gazeta Express

24/08/2025 19:31

Manchester United nuk ka arritur më shuëm se një barazim 1:1 me Fulham, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë në Premierligë.

Bruno Fernandez pati mundësinë që të kalonte “Djajtë e Kuq” në epërsi, por dështoi të shënonte nga penalltia, shkruan Gazeta Express.

Rodrigo Muniz shënoi autogol për epërsinë e Manchester United në minutën e 58-të të ndeshjes.

Me të hyrë në lojë, në prekjen e parë të topit Emil Smith Roëe realizoi për të barazuar rezultatin në minutën e 73-të, që në fund doli të ishte edhe epilogu i këtij takimi.

Me këtë barazim, Manchester United fiton pikën e parë në sezonin e ri të Premierligës. Në anën tjetër, ky ishte barazimi i dytë me rezultat të njëjtë për Fulhamin në elitën e futbollit anglez. /Gazeta Express/