Man Utd barazon me Sociedadin, gjithçka vendoset në “Teatrin e Ëndrrave” - Gazeta Express
string(69) "man-utd-barazon-me-sociedadin-gjithcka-vendoset-ne-teatrin-e-endrrave"

Futboll

Gazeta Express

06/03/2025 20:35

Man Utd barazon me Sociedadin, gjithçka vendoset në “Teatrin e Ëndrrave”

Futboll

Gazeta Express

06/03/2025 20:35

Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 ndaj Real Sociedad në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

“Djajtë e Kuq” barazuan në ndeshjen e parë, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Zirkzee kaloi mysafirët në epërsi me gol në minutën e 57-të, pas asistit nga Garnacho.

Por, vendasit u kundërpërgjigjën nëpërmjet Oyarzabal që shënoi nga penalltia në minutën e 70-të.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në “Old Trafford”, ku “Djajtë e Kuq” do ta kenë përkrahjen e publikut vendas.

Advertisement
Advertisement
Advertisement