Man United dhe VAR e mposhtin Chelsean - Gazeta Express
string(38) "man-united-dhe-var-e-mposhtin-chelsean"

Man United dhe VAR e mposhtin Chelsean

Gazeta Express

17/02/2020 22:57

Manchester United e ka mposhtur 2-0 Chelsean midis ‘Stamford Bridge’

Me ndihmën e VAR, Mnachester United ka arritur të marrë tri pikë në ‘Stamford Bridge’, duke e mposhtur 2-0 Chelsean, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Anthony Martial dhe kapiteni Harry Maguire shënuan për “Djajtë e Kuq”, për fitoren e pastër 2-0.

Vendasit dy herë shënuan gola, njëherë për të barazuar rezultatin në 1-1 dhe njëherë tjetër për të ngushtuar epërsinë në 1-2, por në të dy rastet ndërhyri VAR-i dhe i anuloi golat.

Pas kësaj fitore të madhe në ‘Stamford Bridge’, United i është afruar në tri pikë objektivit të sezonit, që është zona Champions League.

United tani gjendet në pozitën e 7 me 38 pikë, tri më pak se Chelsea në pozitën e katërt që mbetet në kuotën e 41 pikëve. /Gazeta Express/