Man City s’lejon befasi, mposht Aston Villan dhe vazhdon garën për titull - Gazeta Express
string(71) "man-city-slejon-befasi-mposht-aston-villan-dhe-vazhdon-garen-per-titull"

Futboll

Gazeta Express

03/04/2024 23:10

Man City s’lejon befasi, mposht Aston Villan dhe vazhdon garën për titull

Futboll

Gazeta Express

03/04/2024 23:10

Manchester City ka shënuar fitore në shtëpi, duke e mposhtur 4:1 Aston Villan, në kuadër të javës së 31-të në Premierligë.

Citizens kaluan në epërsi në minutën e 11-të të ndeshjes kur Rodri realizoi.

Nëntë minuta më vonë Duran barazoi shifrat, por kjo ishte krejt çfarë arritën të bënin mysafirët.

Më pas ishte skena e gjitha për Foden, që shënoi tre gola.

Fillimisht në fund të pjesës së parë riktheu epërsinë e vendasve.

Në minutën e 62-të shënoi për 3:1, kurse shtatë minuta më vonë e kompletoi hat-trikun e tij.

Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 67 pikëve në vendin e tretë, aq sa ka edhe Liverpooli i dyti me një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Arsenali prin në renditje me një pikë më shumë.

Kurse, Aston Villa vazhdon në top-4she përkohësisht me 59 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/