Man City nuk gabon, fiton në udhëtim ndaj Crystal Palace - Gazeta Express
string(55) "man-city-nuk-gabon-fiton-ne-udhetim-ndaj-crystal-palace"

Sport

Gazeta Express

06/04/2024 15:31

Man City nuk gabon, fiton në udhëtim ndaj Crystal Palace

Sport

Gazeta Express

06/04/2024 15:31

Manchester City ka regjistruar fitoren e radhës në Premierligë, për të vazhduar kështu garën për mbrojtjen e titullit.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi sot ndaj Crystal Palace, në kuadër të javës së 32-të, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Selhurst Park” përfundoi me rezultatin 2:4.

Kevin De Bruyne (13′, 70′), Rico Lewis (47′) dhe Erlin Haaland (66′) realizuan golat e fitores për “Qytetarët”.

Ndërsa, për vendasit golat u realizuan nga Jean-Philippe Mateta (3′) dhe Odsonne Edouard (86′).

Manchester City pas kësaj fitore ka 70 pikë dhe momentalisht është në pozitën e dytë, me pikë të njëjta me liderin, Liverpoolin, dhe dy më shumë se Arsenali.

Por, “Të Kuqtë” dhe “Topçinjtë” kanë momentalisht nga një ndeshje më pak.

Crystal Palace ndodhet në pozitën e 14-të me 30 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/