Derbi i Manchesterit do të zhvillohet sot në Premierligë, në kuadër të javës së nëntë.
Manchester City do të jetë nikoqir i Manchester Unitedit, në “Etihad Stadium”. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 15:00, shkruan Gazeta Express.
“Qytetarët” deri më tani kanë grumbulluar 17 pikë dhe ndodhen në pozitën e dytë në tabelë, me katër pikë më pak se Arsenali që është lider.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ende është pa humbje këtë sezon, me bilanc prej 5 fitoreve e dy barazimeve.
Kurse, “Djajtë e Kuq” ndodhen në pozitën e gjashtë me 12 pikë. Pas dy humbjeve radhazi në fillim të sezonit, skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag hyri në seri të mirë, duke regjistruar katër fitore radhazi pastaj.
Formacionet zyrtare:
Manchester City:
? Your City line-up for the derby! ?
— Manchester City (@ManCity) October 2, 2022
XI | Ederson, Walker, Akanji, Ake, Cancelo, Gundogan (C), De Bruyne, Bernardo, Foden, Haaland, Grealish
SUBS | Ortega Moreno, Carson, Dias, Laporte, Alvarez, Gomez, Mahrez, Palmer, Lewis#ManCity | @HaysWorldwide pic.twitter.com/rAGmzPTQ33
Manchester United:
? In the red corner…#MUFC || #MCIMUN
— Manchester United (@ManUtd) October 2, 2022
/Gazeta Express/