Mesfushori kualitativ i Napolit është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane, ndërsa “Citizens” e shohin atë si pasardhës të David Silvas
Manchester City i është shtuar garës për transferimin e mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz.
Për këtë siguron e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”, përcjell “Gazeta Express”.
23 vjeçari bëri paraqitje mbresëlënëse këtë sezon me ekipin italian.
Prandaj, klubet si Barcelona, Liverpooli e Real Madridi kishin shfaqur paraprakisht interesim për të.
E tash, City është futur në garë pasi e sheh Ruizin si pasardhës ideal të David Silvas, i cili në verë do të largohet nga “Etihad Stadium”.
Napoli nuk do ta linte të largohet Ruizin për një shifër më të ulët se 100 milionë euro. /Gazeta Express/