Man City gjobitet me mbi një milion euro për vonesa në ndeshje - Gazeta Express
string(62) "man-city-gjobitet-me-mbi-nje-milion-euro-per-vonesa-ne-ndeshje"

Futboll

Gazeta Express

19/06/2025 19:12

Man City gjobitet me mbi një milion euro për vonesa në ndeshje

Futboll

Gazeta Express

19/06/2025 19:12

Manchester City është gjobitur me më shumë se 1 milion euro nga Premierliga për shkelje të rregullave që lidhen me vonesat në nisjet dhe rifillimet e ndeshjeve, në nëntë raste gjatë sezonit të kaluar, njoftoi të enjten liga më e lartë e futbollit anglez.

Kjo është hera e dytë që klubi gjobitet për të njëjtën arsye, pasi një vit më parë kishte paguar 2 milionë funte për shkelje të ngjashme.

Klubi e ka pranuar shkeljen e rregullave dhe ka kërkuar falje, duke konfirmuar se ka rikujtuar lojtarëve dhe stafit përgjegjësitë e tyre për respektimin e rregullave të lojës.

“Rregullat që kanë të bëjnë me nisjet dhe rifillimet e ndeshjeve ndihmojnë që organizimi i garës të jetë në nivelin më të lartë profesional dhe ofrojnë siguri për tifozët dhe klubet pjesëmarrëse,” thuhet në deklaratën e Premier League.

“Po ashtu sigurojnë që transmetimi i çdo ndeshjeje të Premier League të jetë në përputhje me orarin.”

Gjoba totale prej 1.08 milionë funtesh lidhet me ndeshjet që City ka zhvilluar në shtëpi kundër Southampton, Tottenham, Nottingham Forest, Manchester United, West Ham United dhe Newcastle United, si dhe ato si mysafir ndaj Crystal Palace, Aston Villa dhe Ipswich Town.

Vonesat më të gjata në rifillimin e lojës u regjistruan kundër West Ham dhe Ipswich, me nga dy minuta e 22 sekonda secila.