Manchester City e ka shënuar edhe fitoren e dytë në Kupën e Botës për Klube.
Citizens triumfuan thellë 6:0 ndaj Al Ain në xhiron e dytë të fazës së grupeve, shkruan Gazeta Express.
Ilkay Gundogan hapi festivalin e golave për anglezët qysh në minutën e tetë të ndeshjes.
Echeverri e vazhdoi në minutën e 27-të, kurse Erling Haaland nga penalltia në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë shënoi për 3:0.
Gundogan realizoi edhe njëherë tjetër në minutën e 73-të, para se Oscar Bobb të shënonte për 5:0 11 minuta më vonë.
E në minutën e 89-të, Cherki shënoi për 6:0, e që njëherit ishte edhe goli i parë në fanellën e Man Cityt.
Me këtë fitore, Manchester City ashtu si Juventusi e sigurojnë kualifikimin utje pasi kanë nga gjashtë pikë, kurse Ëydad dhe Al Ain mbesin me na një.