Manchester City ka marrë një fitore të vështirë, por mjaft të rëndësishme në rrugën e tyre për mbrojtjen e titullit në Premierligë.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi në udhëtim ndaj Bournemouthit, shkruan Gazeta Express.
Përballja në “Vitality Stadium” u mbyll me rezultatin 0:1.
Kjo ndeshje u vendos me golin e Phil Foden (24′), që në fund doli të jetë i mjaftueshëm për tri pikët e reja të “Qytetarëve”.
Manchester City pas kësaj fitore ka 59 pikë në pozitën e dytë, vetëm një më pak se lideri, Liverpooli.
Bournemouthi bie në pozitën e 14-të me 28 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...