Man City fiton me përmbysje ndaj Luton - Gazeta Express
string(38) "man-city-fiton-me-permbysje-ndaj-luton"

Man City fiton me përmbysje ndaj Luton

Futboll

Gazeta Express

10/12/2023 17:06

Manchester City i është rikthyer fitoreve në Premierligë.

Kampioni i Anglisë triumfoi me përmbysje 1:2 ndaj Luton Town, në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit anglez.

Lexo Edhe:

Vendasit befasuan të gjithë, kur arritën të kalonin në epërsi në minutat shtesë të pjesës së parë nëpërmjet golit të shënuar nga Adebayo.

Megjithatë, Man City arriti që brenda tre minutave të përmbyste gjithçka.

Fillimisht, Bernardo Silva barazoi shifrat në minutën e 62-të, shkruan Gazeta Express.

E tre minuta më pas, Jack Grealish realizoi pas asistimit nga Julian Alvarez.

Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 33 pikëve në vendin e katërt, katër më pak se lideri Liverpooli.

Në anën tjetër, Luton mbetet në pozitën e 18-të me nëntë pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/