Man City e zyrtarizon portierin Donnarumma - Gazeta Express
string(42) "man-city-e-zyrtarizon-portierin-donnarumma"

Futboll

Gazeta Express

02/09/2025 11:29

Man City e zyrtarizon portierin Donnarumma

Futboll

Gazeta Express

02/09/2025 11:29

Tashmë është zyrtare: Gianluigi Donnarumma është futbollist i ri i Manchester Cityt.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez përmes kanaleve të tij zyrtare, përcjell “Gazeta Express”.

Portieri italian arrin kështu në Angli nga Paris Saint-Germaini për një shifër që sillet afro 28 milionë euro, shkruan “Gazeta Express”.

Ky është njoftimi i klubit anglez: “Manchester City e ka nderin të njoftoj për transferimin e Gianluigi Donnarumma nga Paris Saint-Germain. Portieri italian, 26 vjeç, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, e cila do ta shohë atë duke qëndruar në Etihad Stadium deri në verën e vitit 2030. Gjatë karrierës së jashtëzakonshme, italiani e ka fituar një reputacion si njëri prej portierëve më të mirë në futbollin evropian. I gjatë, imponues dhe komandues, me 195 centimetrat e tij, Donnarumma arrin në Etihad i fortë dhe me një eksperiencë të nivelit elitar”, njofton Man City.

Ish-portieri i Milanit është sot pa diskutim më i miri në Evropë në pozitën e tij, ndërsa dha kontribut të madh në triumfin në Ligën e Kampionëve me PSG-në, por befasisht parisienët gjatë verës e njoftuan se nuk llogarisin më në shërbimet e tij pasi trajneri Luis Enrique kishte plane të tjera. /Gazeta Express