Manchester City po tregohet mjaft aktiv në afatin kalimtar të janarit.
“Citizens” e kanë zyrtarizuar sot përforcimin e dytë të këtij muaji.
Bëhet fjalë për futbollistin Vitor Reis, të cilin e transferuan nga klubi brazilian, Palmeiras.
“Manchester City njofton se e ka angazhuar futbollistin Vitor Reis nga Palmeiras. Mbrojtësi qendror brazilian, 19 vjeç dhe përfaqësues i Kombëtares së të rinjve, transferohet në ‘Etihad Stadium’ me një kontratë prej katër vjetësh e gjysmë, e cila do ta mbajë në City deri në verën e vitit 2029”, njofton fillimisht kampioni aktual anglez, përcjell “Gazeta Express”.
“Një mbrojtës elegant dhe kapiten i rregullt në rrugëtimin e tij përmes të rinjve të Palmeiras, Reis e ka bërë debutimin e tij në ekipin e parë në qershor të vitit 2024 dhe më pas u bë pjesë e rëndësishme e skuadrës, duke e mbyllur kampionatin brazilian Serie A në vendin e dytë. Ka luajtur 22 herë për skuadrën e zemrës, prej tyre 18 në kampionat dhe dy në Copa Libertadores”, përfundon njoftimi i “Qytetarëve”.
City po kalon nëpër momente jo të mira në këtë sezon dhe trajneri Pep Guardiola po mendon të bëjë ndryshime të mëdha, duke sjell përforcime, ndërsa priten edhe largime nga “Etihad Stadium”. /Gazeta Express
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...