Man City e nis me fitore Kupën e Botës për Klube - Gazeta Express
string(48) "man-city-e-nis-me-fitore-kupen-e-botes-per-klube"

Futboll

Gazeta Express

18/06/2025 20:05

Man City e nis me fitore Kupën e Botës për Klube

Futboll

Gazeta Express

18/06/2025 20:05

Manchester City e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës për Klube.

“Citizens” triumfuan 2:0 ndaj ekipit maroken, Wydad.

Phil Foden kaloi anglezët në avantazh në minutën e dytë të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Ishte Foden që asistoi në golin e dytë për Jeremy Doku në minutën e 42-të, që në fund doli të ishte rezultati i këtij takimi.

Me këtë fitore, Manchester City ka tri pikë në vendin e parë në grupin G, ku bëjnë pjesë edhe Juventus dhe Al Ain.