“Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një mesfushori kualitativ për sezonin tjetër
Manchester United ia ka vënë syrin mesfushorit të Leeds Unitedit, Kalvin Phillips.
“Djajtë e Kuq” e shohin futbollistin si alternativë të përfaqësuesit anglez, Declan Rice.
Për këtë siguron mediumi britanik “Daily Star”, përcjell “Gazeta Express”.
Të dy lojtarët ishin pjesë e Euro 2020.
Phillips nga ana e tij bëri paraqitje pozitive, sidomos në fazën e grupeve me Anglinë.
Për këtë, 25 vjeçari mund të shihet si një opsion më i përshtatshëm për klubin nga “Old Traffordi”. /Gazeta Express/