Afaristi Hamdi Malushaj thotë se opozita do duhej të dilte në protestë bashkë me bizneset.
“Na jemi me dhunë të detyrum me mbijetu deri ku munum, me gjenerator dhe me kushte që na krijohen prej institucioneve. Opozita është dashtë me kon e mbledhne para parlamentit, bashkë me bizneset. Na nuk jemi bizneset e huja”, tha ai.
Tutje, Malushaj në emisionin Pressing në T7 kritikoi deputetët të cilët thotë se po shëtiten derisa bizneset janë në gjendje të rëndë.
“Sakrificë është biznesi, psh me shku me u marr me punëtorët e KEDS’it, në vend se me shku edhe unë me u shtetit si deputetët nëpër plazha”, përfundoi Malushaj.