Mallorca ndal Barcelonën me barazim, Vedat Muriqi kontribuon me gol dhe asistim - Gazeta Express
string(78) "mallorca-ndal-barcelonen-me-barazim-vedat-muriqi-kontribuon-me-gol-dhe-asistim"

Sport

Gazeta Express

26/09/2023 23:34

Mallorca ndal Barcelonën me barazim, Vedat Muriqi kontribuon me gol dhe asistim

Sport

Gazeta Express

26/09/2023 23:34

Vedat Muriqi ka vazhduar edhe sonte me paraqitje të shkëlqyeshme, teksa Mallorca ndali me barazim Barcelonën në La Liga.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Son Moix” përfundoi me rezultatin 2:2, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo përballje i takoi javës së shtatë në elitën e futbollit spanjoll.

Muriqi dëshmoi edhe sonte se është njëri prej lojtarëve kryesorë te skuadra e tij, duke kontribuar me një gol dhe një asistim. Ai tani numëron tre gola dhe një asistim në La Liga.

Sulmuesi kosovar fillimisht shënoi në minutën e tetë, për epërsinë fillestare të Mallorcas.

“Blaugranët” ia dolën të barazonin shifrat në minutën e 41-të, përmes Raphinhas.

Megjithatë, “Piratët” morën edhe një herë epërsinë para pushimit mes pjesëve. Abdon Prats dërgoi topin në rrjetë në minutën e tretë shtesë (45+3’), pasi pranoi një asistim nga Muriqi.

Barça ia doli sërish të barazojë rezultatin, kur Fermin Lopez shënoi në minutën e 75-të.

Mallorca pas këtij barazimi ka gjashtë pikë dhe tani renditet në pozitën e 15-të në tabelë.

Barcelona mbetet lidere me 17 pikë. /Gazeta Express/

Standings provided by Sofascore