Mallorca kërkon zbritje të çmimit për blerjen e Muriqit - Gazeta Express
string(55) "mallorca-kerkon-zbritje-te-cmimit-per-blerjen-e-muriqit"

Futboll

Gazeta Express

25/05/2022 9:17

Mallorca kërkon zbritje të çmimit për blerjen e Muriqit

Futboll

Gazeta Express

25/05/2022 9:17

Mallorca e ka shprehur së fundmi interesimin e saj për ta blerë kartonin e Vedat Muriqit.

Lexo Edhe:

Lazio e ka vendosur 12 milionë euro çmimin e kartonit të futbollistit kosovar, i cili ishte huazuar në klubin spanjoll për gjashtë muaj.

Përfaqësuesi kosovar i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime, për t’i fituar zemrat e tifozëve të klubit nga La Liga, shkruan “Gazeta Express”.

Mallorca ka mbetur e kënaqur me kontributin e ish-futbollistit të Fenerbahçes dhe po planifikon ta blejë kartonin e tij.

Por, mediat spanjolle raportojnë se klubi ishullor po kërkon zbritje nga Lazio.

Klubi spanjoll është i gatshëm t’i paguajë 10 milionë euro për kartonin e prizrenasit.

Pra, edhe Lazio është e gatshme ta bëjë një zbritje të vogël për Muriqin, i cili dështoi ta tregonte veten në kryeqytetin italian duke i realizuar vetëm dy gola për një vit e gjysmë në “Stadio Olimpico”.

Ditë më parë, edhe tifozët i kërkuan Muriqit të mbetet në Mallorca, shkruan “Gazeta Express”.

Ai është i gatshëm të qëndrojë në Spanjë, por tash iu mbetet klubeve ta arrijnë marrëveshjen.

Në rast s’e s’ka marrëveshje, Muriqi mund të rikthehet në Superligën turke, aty ku e duan ish-klubi i tij, Fenerbahçe dhe gjiganti tjetër nga Stambolli, Galatasaray. /Gazeta Express/