Barcelona do ta hapë fushatën e La Ligës në transfertë kundër Mallorcës, teksa synon të bëhet skuadra e parë që mbron titullin e kampionit në Spanjë që nga sezoni 2018/19.
Mallorca e mbylli sezonin e kaluar në vendin e dhjetë, katër pikë larg zonës së Europës, pas një edicioni me dy fytyra.
Pas 19 javëve kishin grumbulluar 30 pikë dhe dukeshin pretendentë për top-5, por më pas forma e tyre ra ndjeshëm. “Pirates” tashmë kanë afruar Pablo Torre nga Barcelona dhe treguan performanca të mira në fazën përgatitore, ndërsa shpresat për një tjetër shtytje drejt zonës europiane do të varen nga rezultatet në Estadi Mallorca Son Moix, ku kanë humbur vetëm dy nga tetë ndeshjet e fundit në shtëpi (3 fitore, 3 barazime).
Në anën tjetër, Barcelona ka kaluar një tjetër verë dramatike. Problemet financiare vazhdojnë të kufizojnë regjistrimin e lojtarëve, që do të thotë se portieri Joan García dhe sulmuesi i huazuar Marcus Rashford ende nuk mund të debutojnë zyrtarisht.
Po ashtu, rinovimi i stadiumit “Camp Nou” nuk ka përfunduar, ndaj skuadra e Hansi Flick do të luajë të paktën tre ndeshjet e para të ligës në transfertë. Megjithatë, kjo mund të mos jetë domosdoshmërisht negative, pasi Barça ka fituar shtatë ndeshjet e fundit të La Ligës jashtë fushe – seria më e mirë që nga marsi i vitit 2021.
Historia kokë më kokë
Mallorca nuk ka arsye për optimizëm në këtë përballje, pasi vetëm kundër Real Madridit kanë humbur më shumë ndeshje në elitën e futbollit spanjoll sesa kundër Barcelonës (13 fitore, 11 barazime, 42 humbje).
Statistika
Trajneri i Mallorcës, Jagoba Arrasate, ka humbur të gjitha 8 ndeshjet e fundit kundër Barcelonës.
Mallorca nuk ka humbur ndeshjen hapëse të La Ligës në nëntë sezonet e fundit (4 fitore, 5 barazime), duke barazuar katër të fundit.
Barcelona ka humbur vetëm një ndeshje hapëse në 16 sezonet e fundit të La Ligës (13 fitore, 2 barazime).
Barça mesatarisht shënoi 2.9 gola për ndeshje në 60 ndeshjet e sezonit të kaluar në të gjitha garat.
Lojtarët kyç dhe mungesat
Mallorca: Vedat Muriqi ka shënuar golin e parë për skuadrën në pjesën e parë në dy ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Barcelonës. Në të dyja rastet, golit të tij iu përgjigj Raphinha, i cili ka shënuar tre herë në katër përballjet e fundit ndaj Mallorcës.
Barcelona: Portieri Marc-André ter Stegen iu nënshtrua një operacioni në shpinë gjatë verës dhe do të mungojë për disa muaj, ndërsa Robert Lewandowski gjithashtu nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje. Mallorca nuk ka probleme madhore dëmtimesh. /GazetaExpress/
Formacionet zyrtare:
❤️ ALINEACIÓN DEL REAL CLUB DEPORTIVO MALLORCA 🖤 pic.twitter.com/8nJna2dt0c
— RCD Mallorca (@RCD_Mallorca) August 16, 2025
Mallorca
Barcelona
𝐎𝐔𝐑 𝐆𝐔𝐘𝐒 ✅#MallorcaBarça pic.twitter.com/yIQbo8Kur9
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 16, 2025
Ndeshja zhvillohet në ora 19:30 në stadiumin Estadi Mallorca Son Moix në Palma de Mallorca të Spanjës