Mallakastër/ Kultivoi parcelën me kanabis buzë lumit Vjosë, në pranga 55-vjeçari! Nën hetim edhe kryeplaku i fshatit (EMRI) - Gazeta Express
string(118) "mallakaster-kultivoi-parcelen-me-kanabis-buze-lumit-vjose-ne-pranga-55-vjecari-nen-hetim-edhe-kryeplaku-i-fshatit-emri"

Shqiperi

Gazeta Express

30/06/2025 14:04

Mallakastër/ Kultivoi parcelën me kanabis buzë lumit Vjosë, në pranga 55-vjeçari! Nën hetim edhe kryeplaku i fshatit (EMRI)

Shqiperi

Gazeta Express

30/06/2025 14:04

Një parcelë e mbjellë me hashash buzë lumit Vjosë u zbulua nga Policia e Fierit gjatë një operacionti të zhvilluar orët e fundit, i koduar “Koordinata”.

Aksioni u krye në fshatin Kute të Mallakastrës, ndërsa në pranga ra një 55-vjeçar, Artur Zeka, i dyshuar si kultivues i bimëve narkotike.

Policia vendore bëri me dije se gjeti dhe asgjësoi 30 bimë kanabis sativa të mbjella buzë lumit. Nën akuzë në gjendje të lirë për ‘shpërdorim detyre’ u mor edhe kryeplaku i fshatit Kutë, G.Z., 35 vjeç, ku u gjetën bimët, që nuk njoftoi për kontrollin e territorit.

“Në kuadër të planit operacional antidrogë, të koduar “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi A. Z., 55 vjeç, banues në fshatin Kutë, pasi u kap në flagrancë buzë lumit Vjosa, zonë ku dyshohet se kishte kultivuar 30 bimë narkotike kannabis sativa”, bëri me dije policia vendore.