Policia e Kosovës ka bërë të ditur për tre të arrestuar në Malishevë.
Policia theksoi se janë përdorur edhe armët.
Njoftimi:
VETËGJYQËSI & KANOSJE & PËRDORIM I ARMËS & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Malishevë / 10.08.2025 – 14:04. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit si pasojë e një kontesti pronësor kishin kanosur njëri tjetrin. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 4 fishekë 7 copë gëzhoja, kurse nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me gas me 7 copë fishekë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.