Malisheva ka vazhduar me formë fantastike në sezonin debutues në Superligën e Kosovës në futboll.
Malishevasit triumfuan minimalisht 1:0 ndaj Feronikelit në kuadër të javës së pestë, shkruan Gazeta Express.
Golin e vetëm për Malishevën që po debuton këtë sezon në Superligë e shënoi mesfushori Donart Vitija në minutën e 60.
Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e dytë, kurse Feronikeli mbetet i gjashti me gjashtë pikë. /Gazeta Express/