Malisheva s'ka raste të reja me koronavirus qe 23 ditë - Gazeta Express
string(53) "malisheva-ska-raste-te-reja-me-koronavirus-qe-23-dite"

Gazeta Express

23/05/2020 7:37

Malisheva s’ka raste të reja me koronavirus qe 23 ditë

Gazeta Express

23/05/2020 7:37

Në 23 ditët e fundit nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me COVID-19 në Malishevë. Aktualisht në këtë komunë janë vetëm dy raste aktive me koronavirus nga 76 sa ishin të infektuar, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, shtabi komunal emergjent, iu ka bërë thirrje qytetarëve, që të vazhdojnë t’i batojnë të gjitha udhëzimet dhe masat parandaluese të dhëna nga institucionet shëndetësore në vend.

Lexo Edhe:

“Jemi në prag të festës së Bajramit, e kuptojmë që qytetarët kanë nevojë për furnizime të ndryshme, pastaj tërheqja e pensioneve, kjo ka krijuar lëvizje të tepërta dhe kjo paraqet problem serioz, pasi potencialisht mund të kemi përhapje të virusit COVID-19, prandaj, në emër të shtabit emergjent, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, që të respektojnë distancën, t’ju ikin vendeve ku ka shumë njerëz dhe të mos krijojmë tollovi në markete, para bankave, postës dhe vendeve tjera”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit emergjent komunal në Malishevë./Gazeta Express