Malisheva pëson minimalisht nga Vikingur në “Fadil Vokrri” - Gazeta Express
string(56) "malisheva-peson-minimalisht-nga-vikingur-ne-fadil-vokrri"

Futboll

Gazeta Express

10/07/2025 22:07

Malisheva pëson minimalisht nga Vikingur në “Fadil Vokrri”

Futboll

Gazeta Express

10/07/2025 22:07

Malisheva ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës.

Ekipi kosovar pësoi minimalisht 0:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndaj ekipit nga Islanda, Vikingur Reykjavik, në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë ku shënoi Hansen.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Islandë, ku Malishevën e pret punë e madhe për të përmbysur rezultatin dhe për të avancuar në raundin e dytë.