Klubi i Malishevës po zhvillon një sezon të mirë këtë edicion në Superligën e Kosovës.
Momentlisht, skuadra e drejtuar nga Elon Berisha është e katërta, me pesë pikë larg vendit të parë, që mbahet nga Ballkani.
Po ashtu, malishevasit janë kualifikuar edhe në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, ku do të luajnë ndaj Llapit.
Megjithatë, përpos këtyre sukseseve, Malisheva po vazhdon të përforcohet.
Sot gjatë ditës, Malisheva e ka prezantuar transferimin e ri, Andreas Skovgaard, që vjen nga Danimarka.
Ai luan në pozitën e qendërmbrojtësit, derisa ka luajtur për skuadra të mëdha si Nordjaelland, Heerenveen, Orebro, Brann, Stabaek, Craicova e Bryne.
POSTIMI I PLOTË:
“Kemi kënaqësinë të prezantojmë ardhjen e re në klubin tonë, qendërmbrojtësin danez, Andreas Skovgaard.
Skovgaard vjen në Malishevë si një futbollist me një karrierë të pasur në elitën e futbollit Danez, Holandez, Polak dhe Norvegjez.
Disa prej skuadrave për të cilat ka luajtur janë Nordsjaelland, Heerenveen, Örebro, Brann, Stabaek, Craicova dhe Bryne.
Me ardhjen e tij, synojmë që repartit tonë defanziv t’i japim edhe më tepër përvojë dhe siguri.
Ky është një tjetër hap i yni drejt vazhdimit të forcimit të skuadres tonë për të vazhduar rrugëtimin tonë drejt objektivave tona”, shkruan Malisheva./GazetaExpress/