Malisheva do ta kërkojë mrekullinë sonte në Ligën e Konferencës - Gazeta Express
string(63) "malisheva-do-ta-kerkoje-mrekulline-sonte-ne-ligen-e-konferences"

Futboll

Gazeta Express

17/07/2025 9:21

Malisheva do ta kërkojë mrekullinë sonte në Ligën e Konferencës

Futboll

Gazeta Express

17/07/2025 9:21

Malisheva do ta kërkojë sonte mrekullinë në Ligën e Konferencës.

Skuadra e trajnerit Bekim Isufi u mposht në shtëpi në ndeshjen e parë kundër Vikingur Reykjavik me rezultat 0:1 përkundër lojës së mirë që e bëri.

E përkundër humbjes në “Fadil Vokrri”, skuadra kosovare s’do të shkojë e dorëzuar në Islandë, shkruan “Gazeta Express”.

Të kaltrit do ta kërkojnë përmbysjen e madhe në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të kësaj gare.

Skuadra që përfundoi e treta në Superligë në edicionin e fundit do ta ketë situatën e komplikuar dhe punën e vështirë për ta rikthyer rezultatin në stadiumin “Víkingsvöllur”.

Ndeshja mes Vikingurit dhe Malishevës do të luhet sonte me fillim nga ora 20:45. /Gazeta Express