Maliqi për dëshminë e Duncan: Observimet e tij për ne, percize, të tillat mungojnë nga vet ne - Gazeta Express
string(90) "maliqi-per-deshmine-e-duncan-observimet-e-tij-per-ne-percize-te-tillat-mungojne-nga-vet-ne"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 7:36

Maliqi për dëshminë e Duncan: Observimet e tij për ne, percize, të tillat mungojnë nga vet ne

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 7:36

Studiuesi Agon Maliqi ka shkruar për dëshminë e britanikut John Duncan pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, për të cilin tha se është kalibër elitar i intelegjencës diplomatike dhe ushtarake.

Sipas tij, dëshmia e britanikut, tregoi për observime të sakta e precize mbi shqiptarët, të kuptuarit edhe konteksti ishin kaq precize sa që shpeshherë mungojnë edhe nga vet ne shqiptarët.

E plotë:

Te dëshmitari i sotëm britanik John Steëart Duncan – kalibër elitar i inteligjencës diplomatike dhe ushtarake – pat frymë Edit Durhami. Refuzimi i tij për me ra në narracionet koloniale mbi shqiptarët si “popull i kriminalizuar”, të kuptuarit e kontekstit të një populli të pushtuar dhe të varfëruar nga diktatura, dhe shpjegimi thuajse antropogjik i mënyrës se si operonte dhe mendonte shtresa fshatare në kushtet e mbijetesës – të gjitha këto observime jepeshin me një lloj simpatie, respekti dhe preciziteti i cili fatkeqësisht mungon në mesin e vetë shqiptarëve që në masë të madhe e kanë përbrendësuar narracionin racist kolonial.