string(100) "maliqi-per-bllokaden-politike-fjalet-kompromis-dhe-konsensus-mekat-goditja-e-murit-me-koke-strategji"

Ballina

Gazeta Express

26/05/2025 16:07

Maliqi për bllokadën politike: Fjalët “kompromis dhe konsensus” mëkat, goditja e murit me kokë strategji

Ballina

Gazeta Express

26/05/2025 16:07

Analisti politik Agon Maliqi ka komentuar në një postim në facebook ngërcin në Kuvendin e Kosovës ku edhe pas 21 përpjekjeve s’ka konstituim. Kurti nuk e ka shumicën për të votuar kryeparlamentarin ndërsa po insiston se me votim të fshehtë do të kryhej kjo punë. Por, as për të ndërruar mënyrën e votimit që opozita po e konsideron të paligjshëm, nuk I ka numrat.

Duke e komentuar këtë situatë, Maliqi shkruan se fjalët kompromis dhe konsensus janë bërë mëkatti më I madh derisa “prioritet ëhstë bërë ecja “përpara me strategjinë “gjeniale” të goditjes së murit me kokë”.

Postimi i plotë

Në Kosovë, shteti me mekanizmat e tij u ka prirë zhvillimeve ekonomike, sociale, kulturore dhe diplomatike prej pavarësisë në vitin 2008 e deri diku rreth viteve 2015-17. Në këtë periudhë psh. i gjeni të jetësuara krejt veprat e mëdha infrastrukturore, ligjet dhe institucionet më të rëndësishme, apo arritjet ndërkombëtare të shtetit (njohjet, MSA me BE, etj).

Pas kësaj periudhe polarizimi politik u thellua pa kthim; fjalët “konsensus” dhe “kompromis” u bënë mëkati më i madh; ndërsa prioritet u bë që të ecej përpara me strategjinë “gjeniale” të goditjes së murit me kokë. Kosova vazhdoi të ecte përpara, por me ritëm shumë më të ngadaltë dhe PËRKUNDËR pengesave të shtetit, e jo PËR SHKAK të tij.

Kjo gjendje mbijetese vazhdon të ushqehet nga shpirti ndërmarrës i njerëzve dhe nga durimi stoik i shoqërisë, muskujt e të cilit u forcuan në vitet 90 gjatë rezistencës paqësore. Sot teksa narcisizmi politik e solli shtetin në gjendje të paralizës së plotë, më mahnitëse dhe shqetësuese se çdo gjë tjetër është indiferenca publike dhe kthimi i qytetarëve në spektatorë të këtij spektakli absurd, thuajse shteti nuk ka të bëjë me ta.

Si me shtet, si pa shtet, njerëzit duket sikur janë mësuar të mos llogarisin në të dhe të jetojnë përtej tij, qoftë kjo edhe duke e vazhduar ikjen fizike prej tij, duke gjetur strehë shpirtërore te ereksionet populiste në veri, apo edhe në ideologjitë ngushëlluese dhe “shpëtimtare” të radhës: islami politik, kombi kosovar, apo te shoresa se mos disi mrekullisht do të na nxjerr nga balta Shqipëria me përparimin e saj drejt BE.

Aq absurde është kjo rehati me “gjendjen pa shtet” sa që edhe vetë ata që kërkuan dhe fituan përgjegjësi për udhëheqjen e tij, refuzojnë ta marrin përsipër atë nga komoditeti i të qenit në gjendje për ta drejtuar gishtin diku tjetër.

Murit kur i mëshon me krye pa ndaluar, dikur vjen edhe humbja e plotë e vetëdijes.