Maliqi: Kurti, pengesë e proceseve dhe interesave diplomatike amerikane - Gazeta Express
string(69) "maliqi-kurti-pengese-e-proceseve-dhe-interesave-diplomatike-amerikane"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2025 13:53

Maliqi: Kurti, pengesë e proceseve dhe interesave diplomatike amerikane

Lajme

Gazeta Express

03/12/2025 13:53

Analisti politik, Agon Maliqi, ka shprehur shqetësim për raportet jo të mira midis Kosovës dhe SHBA-së.

Sipas tij, këto janë rezultat i moskoordinimit të veprimeve të Qeverisë Kurti me SHBA-në.

Në një prononcim për RTV21, Maliqi tha se edhe ekspertët në Uashington vlerësojnë se marrëdhëniet e Kurtit me SHBA-në janë problematike dhe se Kurti shihet si pengues i proceseve.

“Ky qëndrim i tyre reflekton konsensusin e mendimit të ekspertëve në Uashington, por edhe të gjithë njerëzve që e njohin problematikën e marrëdhënieve Kosovë–SHBA, se marrëdhënia e Kurtit me SHBA-në është problematike dhe ai shihet si pengesë e proceseve dhe interesave që diplomacia amerikane i ndjek në rajon. Mbështetja e SHBA-së ndaj Kosovës si shtet vazhdon, por ne nuk mund të kemi marrëdhënie produktive”, tha ai./RTV21/

Advertisement
Advertisement
Advertisement