string(100) "maliqi-histeria-e-vucic-duket-se-buron-edhe-nga-humbja-e-kontrollit-te-aparatit-te-sigurise-ne-serbi"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2023 6:57

Maliqi: Histeria e Vucic duket se buron edhe nga humbja e kontrollit të aparatit të sigurisë në Serbi

Lajme

Gazeta Express

25/09/2023 6:57

Komentatori politik Agon Maliqi ka komentuar konferencën e fundit të presidentit serb Aleksandar Vuciq ku ka vërejtur se atij po i lëkundet pushteti i konsideruar i palëkundur deri vonë

Vuciq foli mbrapsht e u mundua pak mbarë por dështoi në konferencën e të dielës mbrëm pas sulmit terrorist në Banjska në Zvecan nga një grup i mirë armatosur serbë. Fajet i kanë të gjithë vetëm ai jo. Më shumë vajtoi dështimin e tij politik sesa jetët e humbura.

Maliqi shtoi se mendon që ka shenja që qarqet politike serbe përreth Vucic e në qeveri me të po ndjejnë dobësimin e tij dhe po shfaqin fuqinë pa të, megjithëse ky i lejoi. S’kishte si mungonte famëkeqi shefi i agjencisë së inteligjencës së Serbisë, ‘BIA’, Aleksandar Vulin në këtë kontekst si një pro-rus i zjarrtë e i zhurmshëm.

“Pak kontekst shtesë. Paraqitja histerike dhe jokoherente e Vuçiq duket se buron edhe nga fakti se atij i ka humbur kontrolli mbi një pjesë të serbëvë në Kosovë, si dhe mbi një pjesë të aparatit të sigurisë në Serbi, veçanërisht mbi elementet ekstreme pro-ruse që kanë lulëzuar nën regjimin e tij. “

Këto qarqe politike pro-ruse në Beograd, Maliqi konsideron se me aktin e sotëm i dërguan porosi Vucic se sa thellë janë rrënjët. Ai e theksoi se ka precedent për këtë në Serbi, ku eliminohen liderët që dalin jashtë binarëve.

“Këto elemente me sulmin e sotshëm terrorist përveç destabilizimit të Kosovës dhe shkaktimin e telasheve për NATO-n, mund të kenë dërguar sinjal edhe për pushtetin në Beograd. Bëhet fjalë për një vend ku “shteti i thellë” e ka vrarë një kryeministër”.