Mali i Zi miraton ligjin që e cilëson vitin 1918 si “aneksim të dhunshëm”, Serbia paraqitet si pushtuese - Gazeta Express
string(101) "mali-i-zi-miraton-ligjin-qe-e-cileson-vitin-1918-si-aneksim-te-dhunshem-serbia-paraqitet-si-pushtuese"

Lajme

Gazeta Express

02/06/2026 7:20

Mali i Zi miraton ligjin që e cilëson vitin 1918 si “aneksim të dhunshëm”, Serbia paraqitet si pushtuese

Lajme

Gazeta Express

02/06/2026 7:20

Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar ndryshimet në Ligjin për statusin e pasardhësve të dinastisë Petroviq-Njegosh, duke lënë të pandryshuar formulimin që e përshkruan ngjarjen e vitit 1918 si “aneksim të dhunshëm” të Malit të Zi.

Ligji u miratua me 40 vota pro, tre kundër dhe dy abstenime. Megjithëse gjatë muajve të fundit kishte pasur nisma për ndryshimin e formulimit, fjala “i dhunshëm” mbeti pjesë e tekstit përfundimtar të ligjit.

Sipas nenit të parë të ligjit, dinastia Petroviq-Njegosh u rrëzua nga froni përmes “aktit të aneksimit të dhunshëm të shtetit në vitin 1918”, formulim që lidhet me bashkimin e atëhershëm të Mbretërisë së Malit të Zi me Mbretërinë e Serbisë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Mediat malazeze raportojnë se qeveria dhe shumica parlamentare hoqën dorë nga ndryshimi i kësaj pjese të ligjit dhe u fokusuan kryesisht në zgjidhjen e çështjeve pronësore dhe statusore që lidhen me familjen e princit Nikolla Petroviq-Njegosh.

Debati rreth formulimit për vitin 1918 mbetet një nga temat më të ndjeshme historike në Mal të Zi. Ndërsa një pjesë e historiografisë malazeze e konsideron bashkimin me Serbinë si aneksim të dhunshëm, në Serbi ngjarja interpretohet si bashkim i dy shteteve sllave pas Luftës së Parë Botërore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement