string(90) "malesi-e-madhe-gjenden-trupat-e-vilson-cutajt-dhe-klement-pepajt-ekzekutori-ende-ne-kerkim"

Gazeta Express

08/10/2020 15:30

Malësi e Madhe, gjenden trupat e Vilson Cutajt dhe Klement Pepajt! Ekzekutori ende në kërkim

Gazeta Express

08/10/2020 15:30

Pas disa ditësh kërkime, policia ka arritur të gjejë dy trupa të pajetë në Malësinë e Madhe, trupa të cilët dyshohet se i përkasin Vilson Çutajt e Klement Pepajt.

Të dy të afërm, dyshohet se u qëlluan për vdekje nga kushëriri i tyre Danjel Pepaj. Ky i fundit mendohet se është arratisur drejt Malit të Zi.

Shkak për vdekjen e dy të rinjve dyshohet se është bërë një sherr mbi trafikun e drogës mes anëtarëve të të njëjtit fis.

Gjetja e dy trupave u bë në afërsi të zonës së Rencit, atje ku ditën e zhdukjes së të rinjve, u dëgjuan krisma armësh nga banorët e zonës.

Dy trupat aktualisht janë dërguar në morg dhe pritet që t’i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore për të gjetur mënyrën sesi ata janë vrarë.

Deri më tani të gjitha pistat e hetimit e çojnë policinë tek Daniel Pepaj, i cili mbetet i dyshuari kryesor për vrasjen e dy të rinjve. Akuza ka ardhur gjithashtu edhe nga prindërit e Klement Pepajt, ndërsa babai i Danielit, Rrok Pepaj, është ngujuar në shtëpinë e tij pasi familja e Vilson Çutajt i ka dërguar ultimatum për të dorëzuar trupin e djalit dhe sqarime për ngjarjen.

Kujtojmë se fillimisht ngjarja u denoncuan nga gazetari Artan Hoxha, i cili tha se të rinjtë ishin përplasur për një sasi droge.

Vilson Çutaj 37 vjec nga Bajza, Klement Pepaj 25 vjeç nga Vrithi dhe Daniel Pepaj nga Vrithi u zhdukën që prej datës 3 tetor 2020.

aaaaa