Maldini: Theo Hernandez shumë shpejt me kontratë të re - Gazeta Express
string(53) "maldini-theo-hernandez-shume-shpejt-me-kontrate-te-re"

Maldini: Theo Hernandez shumë shpejt me kontratë të re

Futboll

Gazeta Express

23/01/2022 23:39

AC Milan me në fund ka dhënë një lajm të mirë për fansat e saj

Sipas asaj që ka thënë drejtori sportiv i kuqezinjve, Paulo Maldini, mbrojtësi i majtë, Theo Hernandez do të vazhdojë me skuadrën e Milanit.

Lexo Edhe:

“Theo Hernandez do ta zgjasë kontratën e tij në ditët e ardhshme. Ne kemi arritur një marrëveshje – është çështje ditësh kur ne do të takohemi me agjentin e tij dhe t’i kryejmë formalitetet e nënshkrimit të saj”, ka thënë Maldini.

Mësohet se Theo Hernandez do të nënshkruajë kontratë të re pesë vjeçare. /GazetaExpress/