Maldini joshë Ndickan që t’i bashkohet Milanit - Gazeta Express
string(45) "maldini-joshe-ndickan-qe-ti-bashkohet-milanit"

Futboll

Gazeta Express

05/08/2022 18:19

Maldini joshë Ndickan që t’i bashkohet Milanit

Futboll

Gazeta Express

05/08/2022 18:19

Drejtori i Milanit, Paulo Maldini është duke biseduar drejtpërdrejt me mbrojtësin e Eintracht Frankfurt, Evan Ndicka, shkruan Sport Bild

Mbrojtësi ka mbushur 23 vjet këtë muaj dhe ka kontratë me skuadrën deri në qershor të vitit 2023, kështu që Kuqezinjtë janë njëri nga klubet që janë duke kërkuar nënshkrimin e tij këtë verë.

Lexo Edhe:

Sipas një raporti të gazetës gjermane, Bild, Ndicka ka pasur thirrje me video me legjendën e Milanit e ku ky ia ka shpjeguar atij projektin e ri të skuadrës nga San Siro.

Nuk ka ende ndonjë ofertë formale, por çmimi që kërkohet për të është rreth 20 milionë euro, nëse ai vendos që të largohet.

Eintracht Frankfurt pagoi 5.5 milionë euro që të nënshkruajnë me Ndickan nga Auxerre më 2018 dhe ai tashmë ka një paraqitje për Francën U21.

Milan ka humbur garën me disa mbrojtës këtë verë, përfshirë Sven Botman që kaloi nga Lille në Newcastle, teksa Gleison Bremer i Torinos e zgjodhi Juventusin.

Ata shpresojnë që me bisedime direkte të Maldinit ta bindin Ndickan dhe mandej bordin e klubit të tij që ta marrin lojtarin. /GazetaExpress/