Malaziasi Jovetic: E refuzova Real Madridin dhe Juventusin - Gazeta Express
string(57) "malaziasi-jovetic-e-refuzova-real-madridin-dhe-juventusin"

Malaziasi Jovetic: E refuzova Real Madridin dhe Juventusin

Gazeta Express

14/12/2019 11:00

Sulmuesi malazias i Monacos, Stevan Jovetic, ka bërë të ditur se ai e kishte refuzuar Real Madridin dhe Juventusin para se ta siguronte transferimin në Manchester City nga Fiorentina në vitin 2013.

Stevan Jovetic e kishte filluar karrierën e tij duke luajtur për Partizanin e Beogradit, para se të kalonte në Serie A me Fiorentinën në vitin 2008. Aty ai u bë i famshëm si njëri ndër talentet më të mëdha të Evropë, pasi arriti t’i shënojë 40 gola, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Paraqitjet e tij në Serie A ia fituan transferimin në Manchester City për 22 milionë funte, megjithatë ai s’arriti të zë vend në formacionin e parë të klubit angle dhe u huazua në Inter, para se të transferohej në Sevilla dhe Monaco. Megjithatë, tani ai ka bërë të ditur se kishte refuzuar edhe klube si Real Madridin dhe Juventusin.

“Koha ime në Fiorentina ishte unike, për shkak se është një qytet i mrekullueshëm me njerëz të pasionuar. Unë shkova në Manchester City në vitin 2013 shkaku i ambicieve”, ka thënë Jovetic për Gazzetta dello Sport.

“Unë doja t’i bashkohesha Juventusit, por s’mund t’i tradhtoja tifozët e Fiorentinës. Në të njëjtën kohë, megjithatë, unë doja ta fitojë Premierligën, kampionatin më të vështirë, dhe unë e fitova e fitova edhe League Cup – këto janë kujtime të paharrueshme”.

“Gabimi im ishte që e refuzova Real Madridin në vitin 2009, nuk isha gati në atë kohë. Nëse do të mund të kthehesha në kohë tani…” /Gazeta Express/