Malaj takon Hargreaves, flasin për zhvillimet politike në Kosovë: Është urgjente krijimi i institucioneve - Gazeta Express
string(103) "malaj-takon-hargreaves-flasin-per-zhvillimet-politike-ne-kosove-eshte-urgjente-krijimi-i-institucioneve"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2026 12:52

Malaj takon Hargreaves, flasin për zhvillimet politike në Kosovë: Është urgjente krijimi i institucioneve

Lajme

Gazeta Express

25/06/2026 12:52

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, takim të cilin e ka cilësuar si ‘’shumë të vlefshëm’’.

Malaj, ka thënë edhe se, me ambasadorin britanik kanë biseduar me interes të veçantë për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për zhvillimet politike në Kosovë, përcjell Gazeta Express.

‘’Ndamë të njëjtin vlerësim mbi nevojën urgjente për krijimin e institucioneve të reja demokratike, në mënyrë që të vijojë avancimi i reformave të rëndësishme për prosperitetin e qytetarëve të Kosovës dhe për të ardhmen e rinisë së saj të talentuar, energjike dhe plot potencial.’’, ka shkruar mes tjerash Malaj.

Postimi:

Një takim shumë i vlefshëm sot me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. 🇬🇧🇦🇱🇽🇰

Biseduam me interes të veçantë për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për zhvillimet politike në Kosovë. Ndamë të njëjtin vlerësim mbi nevojën urgjente për krijimin e institucioneve të reja demokratike, në mënyrë që të vijojë avancimi i reformave të rëndësishme për prosperitetin e qytetarëve të Kosovës dhe për të ardhmen e rinisë së saj të talentuar, energjike dhe plot potencial.

Gjithmonë kënaqësi të shkëmbejmë mendime me miq e partnerë që mbështesin zhvillimin, stabilitetin dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës. 🤝

Advertisement
Advertisement
Advertisement