Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell parashihet në ditën e parë të korrikut. Kalojnë herë pas here vransira, por pa mundësi që të zhvillojnë kushte për të reshura.
Temperatura minimale zbret në 16C e 19C, derisa ajo maksimale shkon deri në 31C e 34C. Frynë erë veriore e verilindore 6-12m/s.
Ditëve vijuese vazhdon të mbretërojnë kushte të qëndrueshme atmosferike. Mbetet mot kryesisht me diell dhe më i nxehtë duke shkuar në pjesën e dytë të javës. Temperaturat shënojnë një rritje graduale me maksimale deri në 35C e 37, që lokalisht mund të shkojnë deri në 38C apo edhe 39C. Minimalet luhaten ndërmejt 12C e 18C. Erërat frynë kryesisht nga krahu verior të lehta dhe mesatare 3-10m/s, njofton Mendimi për Motin.