Makron ende ka shpresë se mund të arrihet marrëveshje Shkup-Sofje deri në fund të muajit - Gazeta Express
string(88) "makron-ende-ka-shprese-se-mund-te-arrihet-marreveshje-shkup-sofje-deri-ne-fund-te-muajit"

Ballina

Gazeta Express

24/06/2022 9:15

Makron ende ka shpresë se mund të arrihet marrëveshje Shkup-Sofje deri në fund të muajit

Ballina

Gazeta Express

24/06/2022 9:15

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, vendi i të cilit kryeson me BE-në deri në fund të këtij muaji, shpreson se ende është e mundur marrëveshja mes Shkupit dhe Sofjes për kornizën negociuese, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

“Jemi afër marrëveshjes e cila mundëson drejtësi për kërkesat bullgare dhe është kompatibile me atë që mund ta bëjë Maqedonia e veriut, nevojitet transparencë dhe besim, në orët e ardhshme do të ketë votim në Parlamentin bullgar, do të shohim drejt presidentit bullgar dhe partitë nga shumica e tanishme, partitë opozitare”, tha Makron dhe shtoi se me “maqedonasit veriorë” në orët e ardhshme do të shqyrtojë mënyrë për t’u arritur marrëveshja, në mënyrë që deri javën e ardhshme të kalojë në nivel ambasadorësh dhe të zhbllokohet procesi”, deklaroi presidenti francez Makron.

Lexo Edhe:

Ai e përshëndeti guximin e disa liderëve të Maqedonisë së Veriut si Ziran Zaevm e cili e ndryshoi Kushtetutën dhe emrin e shtetit.

“Një vend anëtar me vonesë kërkoi ndryshime”, tha Makron për Bullgarinë, por shtoi se BE-ja nuk mund të bëhet se ato nuk ekzistojnë dhe theksoi se ka krizë politike në Bullgari. Ai e lavdëroi edhe kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov për guximin e tij politik.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dje e refuzoi propozimin e Francës për kornizën negociuese dhe tha se vetëm marrëveshje e cila i respekton linjat e kuqe të shtetit mund të jetë e pranueshme. Ato linja të kuqe janë mes tjerash gjuha, historia dhe ndryshimi i Kushtetutës.