“Makineria Griezmann” – statistikat mbresëlënëse të francezit - Gazeta Express
string(57) "makineria-griezmann-statistikat-mbreselenese-te-francezit"

“Makineria Griezmann” – statistikat mbresëlënëse të francezit

Gazeta Express

06/12/2019 11:44

Pavarësisht se si vlerësohet paraqitjet e tij, sulmuesi francez i Barcelonës, Antoine Griezmann, ka marrë shumë lëvdata për aftësinë e tij për të qenë gjithmonë në dispozicion të skuadrës për të luajtur.

Nëse krahasohen statistikat e Antoine Griezmannit me bashkëkombësin e tij në Barcelonë Ousmane Dembelen, ish-sulmuesi i Atletico Madridit merr vëmendjen shkaku i numrit tejet të ulët të lëndimeve që e mbajnë jashtë fushës së lojës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përderisa edhe Lionel Messi e Luis Suarez kanë qenë jashtë fushës së blertë në fillim të këtij sezoni shkaku i lëndimeve, Griezmanni ka qenë gjithmonë në dispozicion për trajnerin Ernesto Valverde.

Nga 19 ndeshjet e Barcelonës këtë sezon në La Liga dhe Ligë të Kampionëve, Griezmanni ka luajtur në 18 prej tyre. E vetmja herë kur ai s’ishte në fushë ishte sepse Ernesto Valverde vendosi ta pushojë atë për ndeshjen kundër Sevillas më 6 tetor.

Por, francezi nuk po i arrin këto statistika vetëm këtë sezon. Që nga 2009-ta, me Real Sociedadin, Atletico Madridin e tani Barcelonën, Griezmann ka luajtur në 475 prej gjithsej 519 ndeshjeve (91 për qind).

Mungesa e tij më e gjatë në futboll ishte në nëntor të vitit 2012, ku një lëndim muskulor e mbajti atë larg nga skuadra e Real Sociedadit për tri ndeshje. Që nga atëherë, ai ka munguar vetëm në një ndeshje shkaku i një lëndimi – me Atleticon në dhjetor të vitit 2017. Pjesa tjetër e mungesave të tij kanë ardhur shkaku i vendimit të trajnerëve për ta pushuar ose suspendimeve.

Griezmanni shënon statistika të ngjashme edhe me ekipin kombëtar të Francës. Që kur debutoi për Francën në vitin 2013, Griezmann ka luajtur 78 prej 82 ndeshjeve (95%) të Les Blues.

Në fakt, ai s’ka munguar në asnjë ndeshje të Kombëtares franceze që tre sezone radhazi, duke luajtur në secilën prej 17 ndeshjeve të vendit të tij. /Gazeta Express/