Makinat elektrike kanë filluar të kërkohen më të madhe në Europë - Gazeta Express
string(64) "makinat-elektrike-kane-filluar-te-kerkohen-me-te-madhe-ne-europe"

AutoTech

Gazeta Express

04/05/2021 1:11

Makinat elektrike kanë filluar të kërkohen më të madhe në Europë

AutoTech

Gazeta Express

04/05/2021 1:11

Pjesa e tregut e automjeteve elektrike në BE do të vazhdojë të rritet në vitin 2021.

Në vitin 2019, makinat me bateri përbënin 3.4 për qind të të gjitha automjeteve të pasagjerëve të regjistruar rishtas në Bashkimin Evropian.

Lexo Edhe:

Tashmë në vitin 2020, pjesa e tyre e tregut u rrit në 9.7 për qind dhe në mars 2021, ajo u rrit në 16 për qind të shitjeve totale në BE.

Një nga arsyet për këtë rritje duhet të gjendet në ofertën më të lartë të veturave elektrike krahasuar me vitet e mëparshme, dhe sigurisht që është domethënëse që Volkswagen Group ka lëshuar në treg disa vetura të reja elektrike, nga të cilat më e volitshme është VW ID.3.

Sidoqoftë, makina elektrike më e shitur në BE në mars 2021 (pa llogaritur tri vendet baltike dhe Luksemburgun) ishte Modeli 3 Tesla, ku 23.616 nga këto automjete u janë dorëzuar klientëve atë muaj.

Pasohet nga Hyundai Kona EV (5.650 njësi) dhe Renault Zoe (5.373). Pesë të parat gjithashtu përfshinin dy Volkswagen elektrikë – ID.3 dhe ID.4.