Makinat e shkatërruara - publikohen pamje nga aksidenti mes veturës së policisë dhe asaj civile - Gazeta Express
string(93) "makinat-e-shkaterruara-publikohen-pamje-nga-aksidenti-mes-vetures-se-policise-dhe-asaj-civile"

Lajme

Gazeta Express

24/12/2025 12:59

Makinat e shkatërruara – publikohen pamje nga aksidenti mes veturës së policisë dhe asaj civile

Lajme

Gazeta Express

24/12/2025 12:59

Janë publikuar disa pamje të aksidentit ku u përfshi një veturë e Policisë së Kosovës dhe një automjet civil. Aksidenti ka ndodhur sot në fshatin Rudare, afër Zveçanit.

Nga ky aksident kanë pësuar pesë persona, tre nga automjeti civil dhe dy zyrtarë policorë.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ndërsa njësitë policore kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Policia e Kosovës po ashtu ka njoftuar për aksidentin.

“Me datë 24.12.2025, rreth orës 09:23, Policia e Kosovës është informuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë–Leposaviq, përkatësisht në fshatin Rudare. Fillimisht kanë dalë njësitë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jug, ndërsa më pas, për shkak të përgjegjësisë territoriale, në vendngjarje kanë dalë njësitë e trafikut rrugor Mitrovicë Veri, stafi mjekësor dhe zjarrfikësit. Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.”, thuhet në njoftimin e policisë

Advertisement
Advertisement
Advertisement