Makina përplaset me murin në Libofshë, dy të plagosur - Gazeta Express
string(52) "makina-perplaset-me-murin-ne-libofshe-dy-te-plagosur"

Shqiperi

Gazeta Express

21/08/2025 19:38

Makina përplaset me murin në Libofshë, dy të plagosur

Shqiperi

Gazeta Express

21/08/2025 19:38

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Ndërnënas të Libofshës.

Një automjet tip “Citroen” pasi ka humbur kontrollin është përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur dy të plagosur, të cilët janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier.

Burimet nga spitali bëjnë me dije se një prej të plagosurve ndodhet në sallë me dëmtime më të rënda. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.