string(67) "makina-perplaset-me-autobusin-e-linjes-fier-roskovec-nje-i-plagosur"

Shqiperi

Gazeta Express

19/05/2025 15:00

Makina përplaset me autobusin e linjës Fier-Roskovec, një i plagosur

Shqiperi

Gazeta Express

19/05/2025 15:00

Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin Fier-Patos, në fshatin Portëz. Një makinë tip Ford është përplasur me autobusin e linjës Fier-Roskovec.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i makinës Ford dhe është dërguar në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore. Ndërsa në vendgjarje ndodhet policia e cila po vijon në zbardhjen e rrethanave të aksidentit.