Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç.
Drejtuesi i mjetit nuk e ka parë këmbësorin i cili po lëvizte në anë të rrugës në afërsi të Spitenit duke e marrë zvarrë për disa metra e duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Njoftimi:
Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot” shtetasja F. Ll. duke drejtuar automjetin e saj ka aksidentuar shtetasin N. Gj., 75 vjeç (këmbësor) i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesja e automjetit ndodhet e shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...