Makina përplas për vdekje këmbësoren në Elbasan - Gazeta Express
string(47) "makina-perplas-per-vdekje-kembesoren-ne-elbasan"

Shqiperi

Gazeta Express

05/12/2022 10:16

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Elbasan

Shqiperi

Gazeta Express

05/12/2022 10:16

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Elbasan ku një 84-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi është përplasur nga një makinë.

Bëhet e ditur se aksidenti tragjik ka ndodhur ditën e djeshme, por nuk është raportuar dje nga policia. Lajmi është bërë i ditur sot për mediet.

Lexo Edhe:

Mësohet se aksidenti ndodhi dje në orët e para të mëngjesit, në dalje të qytetit të Elbasanit.

Ndërkohë fillimisht 84-vjeçarja u dërgua në spitalin e Elbasanit në gjendje kritike për jetën. Mjekët e transportuan drejt traumës, ku edhe ndërroi jetë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. P., 27 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, në vendin e quajtur “Orti”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen R. A., 84 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila për pasojë, ka humbur jetën. Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/Gazeta Express